LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Do të rikthehem si trajner në fillim të vitit

Wenger: Do të rikthehem si trajner në fillim të vitit
(Foto: Getty Images)

Arsene Wenger ka zbuluar se do të kthehet si trajner në fillim të vitit 2019, por nuk tregon emra të klubeve.  

69-vjeçari ka qenë jashtë loje që prej largimit nga Arsenali në fund të sezonit të kaluar pasi kishte kaluar 22 vjet me klubin e Ligës Premier.


Francezi ka qenë i lidhur me pozitën vakante të Real Madridit pas shkarkimit të Julen Lopetegui, por një lëvizje drejt gjigantëve spanjoll duket e pamundur.

Ndërsa refuzoi të thotë se ku do të përfundojë, ai pranoi se një kthim në Angli do të ishte “i çuditshëm” duke marrë parasysh lidhjen e tij me Arsenalin.

Wenger (Getty Images)

“Sigurisht në fillim të vitit 2019”, tha ai për Sky Sport.

“Për momentin unë jam në pushim dhe e shikoj shumë futbollin. Kam thënë shumë herë se rikthimi më i mirë nuk do të ishte në Angli, sepse kam kaluar kaq shumë kohë në të njëjtin klub do të dukej e çuditshme të shkoj diku tjetër”.

“Por për momentin nuk mund t’ju tregoj [për të ardhmen time], sepse nuk e di”.

Wenger – Gattuso (Getty Images)

“Nuk e di ku do të jem, do të jem diku, por nuk e di ku”.

I pyetur nëse puna e tij e ardhshme do të ishte një klub apo kombëtar, Wenger u përgjigj se as këtë nuk e di pasi nuk ka vendosur ende. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Premier League
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier

A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Kalo në kategori