LAJMI I FUNDIT:

Weinstein i ofroi një milion euro aktores Rose McGowan që të heshtte

Weinstein i ofroi një milion euro aktores Rose McGowan që të heshtte
Getty Images

Rose McGowan thotë se Harvey Weinstein i kishte ofruar një milion dollarë që të heshtte rreth abuzimeve seksuale të producentit.

44-vjeçarja, e cila ka thënë se është përdhunuar nga Weinstein në Festivalin e Filmit Sundance në vitin 1997, ka marrë ofertë nga një person i afërt me producentin që të nënshkruante një marrëveshje për të mos folur.


Rose McGowan ishte përdhunuar nga Weinstein në vitin 1997 (Getty Images)

Aktorja, e cila ka luajtur në filmin “Scream”, fillimisht kishte menduar që të bëjë kërkesë për një shumë prej gjashtë milionë dollarësh, mirëpo më pas ishte tërhequr.

Rrëfimi i Ashley Judd – nga frika se Weinstein do ta përdhunonte, i bëri një ofertë
Lexo po ashtu Rrëfimi i Ashley Judd – nga frika se Weinstein do ta përdhunonte, i bëri një ofertë

“Mendoj se do të kisha arritur t’i nxjerr tre milionë. Mirëpo, thash, je i neveritshëm, nuk i dua paratë tua, kjo do të më bënte edhe mua të ndihesha e neveritshme”, ka thënë McGowan.

Oferta e Weinstein për McGowan ishte bërë vetëm pak ditë para se dhjetëra femra ta akuzonin për abuzim seksual dhe përdhunime, në raportin që u publikua më 5 tetor në New York Times.

Rose ka luajtur në filmin “Scream” të Weinstein (Getty Images)

Zëdhënësi i producentit ka thënë se 65-vjeçari ka refuzuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale pa pajtimin e palës tjetër.

Në vitin 1997, aktorja kishte arritur marrëveshje në vlerë prej 100 mijë dollarësh me Weinstein, mirëpo në marrëveshje nuk ishte përfshirë klauzola e konfidencialitetit.

“Kam heshtur për 20 vite. Kam qenë e turpëruar si një prostitutë. Jam abuzuar. Jam keqtrajtuar”, ka thënë McGowan. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori