LAJMI I FUNDIT:

The Weeknd po planifikon ndryshimin e emrit të tij artistik

The Weeknd po planifikon ndryshimin e emrit të tij artistik

The Weeknd po e mendon mundësinë e ndryshimit të emrit të tij artistik.

Përmes një postimi në Twitter ylli kanadez i muzikës R&B, sugjeroi se aim und të ‘tërheqë një Ye’ duke iu referuar vendimit të Kanye West, i cili vitin e kaluar ndryshoi ermin e tij duke e lënë vetëm ‘Ye’.


32-vjeçari tha se po mendon që të emri i tij artistik të jetë vetëm ‘Abel’, pasi emri I tij ligjor është Abel Tesfaye.

“Ndoshta tërheqi një Ye dhe ligjërisht e ndryshoi emrin tim në Abel. Pa mbiemër. Siku Madonna ose Cher ose Prince. Nuk e di më duket shumë”, tha The Weeknd në një postim të parë.

Historia e origjinës së emrit artistik të Tesfaye u zbulua pothuajse dhjetë vjet më parë, kur ai mori pjesë në një sesion ‘Ask Me Anything’ në Reddit me fansat, per Complex.

Ai tha se fillimisht do ta përdorte emrin si titullin e mixtape-it të tij të suksesshëm, “House of Balloons”, por në vend të kësaj vendosi ta përdorte atë si një pseudonim.

“E urreja emrin tim në atë kohë, por e provova si emër skenik. Tingëllonte bukur. E hoqa ‘e’ sepse kishte tashmë një grup kanadez të quajtur The Weekend (çështje të drejtës së autorit)”, tha ai.

Në një intervistë me GQ vitin e kaluar, ai u pyet për dallimin midis jetës së tij personale dhe të asaj si një yll i muzikës.

Foto: Getty Images

“Linjat ishin të paqarta në fillim. Dhe ndërsa karriera ime u zhvillua – ashtu siç u zhvillova si burrë – është bërë shumë e qartë se Abeli ​​është dikush tek i cili shkoj në shtëpi çdo natë. Dhe The Weeknd është dikush me të cilin shkoj të punoj”, ishte shprehur artisti i “Save Your Tears”.

Pati një njoftim të madh për të bërë për fansat, The Weeknd tërhiqet mbrapa pasi kupton gjendjen në Ukrainë
Lexo po ashtu Pati një njoftim të madh për të bërë për fansat, The Weeknd tërhiqet mbrapa pasi kupton gjendjen në Ukrainë

Lajmi vjen pas një marsi të ngarkuar me njoftime për yllin; ai zbuloi planet për një turne në SHBA me Doja Cat, si dhe një paraqitje të ardhshme në një episod të ‘The Simpsons’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori