LAJMI I FUNDIT:

Watford – Chelsea, formacionet zyrtare

Watford – Chelsea, formacionet zyrtare

Watford dhe Chelsea i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 18:30 do të zhvillohet në ‘Vicarage Road’, derisa The Blues i pret një takim aspak i lehtë.


Në këtë sfidë, Watfordi do të jetë pa lojtarët si, Danny Welbeck, Troy Deeney, Ismaila Sarr dhe Domingos Quina, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, skuadra nga veriu i Londrës do të jetë pa, Ruben Loftus-Cheek dhe Antonio Rudiger, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Watfordit: Foster, Kabasele, Dawson, Cathcart, Masina, Janmaat, Doucoure, Chalobah, Deulofeu, Pereyra, Gray.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa, Azpilicueta, Tomori, Zouma, Emerson, Kovacic, Jorginho, Mount, Willian, Abraham, Pulisic. /Telegrafi/