Walker shqiptarëve të Maqedonisë: Flisni më zëshëm që tu dëgjojë bota për problemet (Video)
Në emisionin ‘Në mbrëmje…’ te Agim Poshka, ka qenë i ftuar ish-ambasadaori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili ka folur rreth masakrës së Reçakut, zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe poashtu për situatën politike në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen sesi e sheh ai përparimin e shqiptarëve në Maqedoni nga perspektiva amerikane dhe si një ambasador me përvojë personale me Kombet e Bashkuara dhe me shumë institucione ndërkombëtare, Walker përgjigjet se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bëjnë presion politik.
‘Pika e parë, mendoj se do të ishte më mirë silkur të ishit të bashkuar. Së dyti, mendoj se duhet të ushtroni shtypje sa më fort që mundeni dhe sa lejon sistemi për të kërkuar trajtim të barabartë absolut para ligjeve të Maqedonisë. Më kanë folur për diskriminim, trajtimin si qytetarë të dorë së dytë. Mendoj se ju duhet të flisni më zëshëm. Mendoj se duhet të bëni edhe gjëra të tjera. Sa më shumë që bashkëpunoni me shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, të Luginës së Preshevës, kudo ku ka shqiptarë që kanë probleme, që pak a shumë i kanë të gjithë shqiptarët…Pika e parë është bashkimi. Bashkimi, dhe pastaj përdoreni këtë front të bashkuar, këtë energji që bota t’i dëgjojë problemet tuaja’, ka folur ndër të tjera Walker në intervistë.
Walker ditëve të fundit ka qenë aktiv në vizitë në Kosovë dhe Maqedoni dhe shquhet si mik i shqiptarëve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YsJAPRoTLxk&feature=youtu.be
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjetërsia mesatare e veturave në RMV është 20 vjet, importuesit kërkojnë të ulet tatimi për veturat Euro 5
Shala për draft statutin e Asociacionit: Autonomi politike territoriale për serbët
Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251