Walcott kërkon shpirt luftarak edhe në ligë

Topçinjtë e panë veten 4-0 në fund të pjesës së parë, por arritën të rikthehen për të barazuar takimin në minutën e fundit të kohës së rregullt, dhe për ta fituar më pas në pjesët shtesë të sfidës me rezultat 7-5, me Walcott që shënoi hat-trick.
“Ishte një ndeshje e pabesueshme. Ne filluam shumë dobët, ne thjesht duhej të zgjoheshim. Menaxheri na tha se ne duhej të ngulmonim, loja nuk ishte aq e mirë dhe ky nuk ishte Arsenali”.
“Ne i treguam gjithkujt se çfarë mund të bëjmë. Ne kurrë nuk u dorëzuam. Ne nuk donim që pjesa e parë të përfundojë. Ne kishim një 10 minutësh të mirë. Ne vetëm duhej të sulmonim, kaq duhej të bënim”.
“Ne treguam karakterin tonë. Ka shumë lojtarë të rinj në dhomën e veshjeve dhe ishte një përvojë e madhe për ta. Shpresoj se ne mund ta çojmë këtë në Ligën Premier tash”, ka thënë Walcott. /Telegrafi/




















































