LAJMI I FUNDIT:

Wagner do të dorëzojë armët e rënda pas rebelimit, FSB-ja ruse thotë se kanë pezulluar hetimet për rebelim

Wagner do të dorëzojë armët e rënda pas rebelimit, FSB-ja ruse thotë se kanë pezulluar hetimet për rebelim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se armët e rënda në pronësi të Wagner, do të transferohen në njësitë e Forcave të Armatosura të Rusisë.

Siç u theksua, pas rebelimit të së shtunës dhe marrëveshjes ndërmjet formacionit paraushtarak Wagner dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse, po bëhen përgatitjet për transferimin e pajisjeve të rënda ushtarake të Wagner në njësitë aktive të Forcave të Armatosura të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, me rastin e ngjarjeve të fundjavës së kaluar, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi sërish se hetimet për rastin e rebelimit të armatosur të Wagner-it do të ndërpriten.


Pamje të reja nga bombardimi i rrugës, nëpër të cilin do të kalonte konvoji i mjeteve ushtarake të grupit mercenar Wagner
Lexo po ashtu Pamje të reja nga bombardimi i rrugës, nëpër të cilin do të kalonte konvoji i mjeteve ushtarake të grupit mercenar Wagner

“Në rrjedhën e hetimit për çështjen penale të nisur më 23 qershor nga departamenti hetimor i FSB-së për aktin e rebelimit të armatosur, u konstatua se më 24 qershor pjesëmarrësit ndaluan veprimet që kishin për qëllim drejtpërdrejt ekzekutimin e veprës penale. Duke marrë parasysh të gjitha këto, autoriteti hetimor mori një vendim për mbylljen e çështjes penale”, tha FSB.

Pas rebelimit të armatosur, Wagner dhe Kremlini thuhet se arritën një marrëveshje dhe Putin deklaroi se luftëtarët e Wagner do të kenë tre opsione – të shkonin në Bjellorusi, të ktheheshin në komandën e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse ose të ktheheshin në shtëpi.

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, mbërriti në Bjellorusi, por ende nuk dihet se cili do të jetë roli i tij në këtë vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori