LAJMI I FUNDIT:

VW Polo përballet me të ardhmen e pasigurt për shkak se ligji i ri ‘Euro 7’

VW Polo përballet me të ardhmen e pasigurt për shkak se ligji i ri ‘Euro 7’

Prodhuesit e automjeteve na kanë paralajmëruar se rregullat më të rrepta të emetimeve mund të përshpejtojnë shkatërrimin e makinave të vogla të pajisura me motorë me djegie. Standardi Euro 7 ka një datë të propozuar të fillimit më 1 korrik 2025.

Sipas një vlerësimi të bërë nga Komisioni Evropian, ai do të rrisë çmimin e kërkuar të një makine të re me 90 euro në 150 euro. Ky propozim i rishikuar projekton një ulje të konsiderueshme të kostove pasi propozimi fillestar vlerësonte një rritje në çmimin prej 304 €.


Drejtori i kompanisë Volkswagen, Thomas Schäfer thotë se nëse çmimet ngriten vetëm për 150 ose 304 euro më shumë, kompania gjermane nuk do të tërhiqej nga prodhimi i veturave me djegie të brendshme më herët se sa ata planifikojnë, por ai paralajmëron se realiteti është krejtësisht ndryshe, raporton motor1, përcjell Telegrafi.

Ai beson se një veturë e tillë do të jetë 3,000 euro deri në 5,000 euro më e shtrenjtë, gjë që do ta “vriste” makinën duke e bërë të papërballueshme për njerëzit që blejnë në këtë segment.

Përveç shtimit të një sistemi hibrid të butë, shefi i kompanisë Thomas Schäfer gjatë eventit Auto Show 2022 në Los Angeles për AutoCar tha se prodhuesit e automjeteve do të duhet gjithashtu të respektojnë rregullore më të rrepta sigurie që do të kërkojnë instalimin e teknologjisë së shtrenjtë.
Ai vazhdoi duke thënë se inxhinierëve u duhen disa javë për të kuptuar nëse ia vlen të investohet në makina të vogla që fuqizohen nga motorët me djegie të brendshme.

“Për momentin, ne kemi inxhinierë që vlerësojnë se çfarë do të thotë kjo. Por nëse kjo është e vërtetë [ndikimi i pritur i EU7 në çmimin e makinave], ne definitivisht nuk do të investojmë më dhe thjesht do të mbajmë planin për të elektrizuar veturat tona sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Schäfer. /Telegrafi/