LAJMI I FUNDIT:

VV akuzon Shpend Ahmetin se po kthen degradimin në Prishtinë

VV akuzon Shpend Ahmetin se po kthen degradimin në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti se po e kthen degradimin në kryeqytet.

Ata kanë përmendur brendet e reja që kanë arritur në Albi Mall, qe sipas tyre ajo pjesë e objektit është pa leje , dhe LVV dyshon që Shpend Ahmeti është i përfshirë ndoshta edhe si aksionar aty.


Liburn Aliu përmendi dy objekte të tjera në Prishtinë ku tha se ato janë simbole të ndërtimeve pa leje por që Ahmeti tash po i lejon punimet aty.

“Në dy objekte po punohet intensivisht. Duke ditë nivelin e presionit që kemi pas atëherë, po kthehet degradimi në Prishtinë, Shpendi po i përngjanë Ramushit për nga qeverisja, Shpendi po qeverisë siç është qeverisë Prishtina dikur. Pres që së shpejti të shpërthejë diçka më e madhe. Nuk është thjesht ndërtim pa leje por diçka më shumë. A lidhet kjo me kryeministrin Haradinaj apo presidentin Thaçi, kjo është pyetja ime për të”, tha Aliu në një konferencë për media, raporton KP.

Anëtari i kryesisë së VV-së, Arbër Vokrri, ka shprehur shqetësimin në lidhje me lejen e ndërtimit të ‘Albi Mall’ në Prishtinën.

‘’Një shqetësim lidhur me degradimin e vazhdushëm të qeversijes Komunale në Prishtinë. Në takimin tonë të hënën ne e shpërfaqëm kthimin e fenomevene të ndërtimit pa leje në Komunën e Prishtinës ku e paraqitëm një rast konktret atë të Albi Mall në Veternik’’, tha Vokrri.

Ai shtoi se objekti në fjalë nuk ka leje për ndërtim të cilin duhet ta jap Komuna e Prishtinës.

‘’Sa për rikujtim fjala ishte për pjesën më të rëndësishme të punimeve që aktualisht po zhvillohen aty e për të cilat nuk ka leje të cilët duhet ta jap Komuna’’, shtoi ai.

Vokrri tha se Lëvizja  Vetëvendosje nuk ka inat me investitorët e ‘Albi Mall’, pasi  ata mund të kenë nevojë të arsyshme për rimodelim të objektit të tyre  dhe sa herë kanë bërë kërkesa gjatë qeverisjes së tyre i ëshë dhënë leja konform ligjit.ojnë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori