LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Vazhdimi i dialogut, jo para dhjetorit

Vuçiq: Vazhdimi i dialogut, jo para dhjetorit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ka folur edhe rreth mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë drejtim, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq në New York, pas takimit me Pompeo ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në rastin më të mirë mund të rifillonte në fillim të dhjetorit.

Siç ka shtuar tutje Vuçiq, kjo vështirë se mund të pritet para zgjedhjeve në Kosovë, të cilat pritet të mbahen më 6 tetor, megjithëse akoma nuk janë njoftuar.

Ndryshe, presidenti Vuçiq pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në New York, ka thënë se ka kërkuar nga administrata amerikane të ushtrojë ndikim më të fortë te shqiptarët e Kosovës për të hequr taksat e vendosura në nëntorin e vitit të kaluar.

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe komunitetit transatlantik.

Pompeo këto komente i bëri pas një takimi në Nju Jork me presidentin serb.

“Një takim dreke produktiv me presidentin Vuçiq, rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe pranimit të Serbisë në BE. Normalizimi i raporteve me Kosovën, do të forcojë stabilitetin e Serbisë, të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik”, ka shkruar pas takimit sekretari Pompeo në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori