LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq shprehu keqardhje që Serbia ka liruar Kurtin nga burgu, Kusari-Lila: Njëjtë si Putini, i duan kundërshtarët në burg

Vuçiq shprehu keqardhje që Serbia ka liruar Kurtin nga burgu, Kusari-Lila: Njëjtë si Putini, i duan kundërshtarët në burg
Foto: Arkiv

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila ka reaguar pas fjalimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në seancën e Kuvendit të Serbisë, lidhur me lirimin e Albin Kurtit nga burgu i Serbisë, pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Vuçiq gjatë dy ditëve të kaluara në një seancë të veçantë të Kuvendit të Serbisë për Kosovën disa herë ka shprehur keqardhje që Kurti është liruar.


“Presidenti i Serbisë ndien keqardhje në Parlamentin serb, pse ish presidenti i ish-Jugosllavisë e kishte liruar nga burgu të burgosurin politik, Albin Kurti, tani kryeministër i Kosovës.

Putini në Rusi, dhe ngjashëm Vuçiqi në Serbi i duan kundërshtarët e tyre në burg”, shkruan Kusari-Lila në Twitter, teksa ka etiketuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.


Ndryshe, lidhur me deklaratën e Vuçiqit kishe reaguar edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Deputeti shqiptar në Kuvendin serb ka thënë se e gjithë fajësia për tensionet e ngritura kohëve të fundit, po bartet mbi Kosovën. Sipas tij, e gjithë kriza po personifikohet me figurën e kryeministrit Kurti.

“Albin Kurti nuk është as monstrum e as terrorist. Ai është Kryeministër i zgjedhur në mënyrë legjitime i Qeverisë së Kosovës. Si të tillë do duhej ta pranonit dhe me të të arrinit marrëveshje”, ka thënë Kamberi teksa i është drejtuar Vuçiqit.

Tutje, ai ka deklaruar se i vjen keq që Vuçiqi dje disa herë ka shprehur keqardhjen që Kurti nuk është ende nëpër burgjet serbe.

“A nuk do duhej rasti i tij dhe rasti i dhjetëra mijëra të rinjve shqiptarë të arrestuar atëkohë të ju shërbejë si dëshmi më e mirë për politikën e gabuar e represive të Serbisë në Kosovë? Keni arrestuar një të ri, keni fituar një Kryeministër me të cilin duhet patjetër të bisedoni e të arrini marrëveshje”, është shprehur Kamberi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori