LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq për targat: Tërhiqeni njësinë ROSU, kthejeni gjendjen e para 20 shtatorit dhe tani mund të flasim

Vuçiq për targat: Tërhiqeni njësinë ROSU, kthejeni gjendjen e para 20 shtatorit dhe tani mund të flasim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua publikut nga Hungaria dhe komentoi ngjarjet e ditëve të mëparshme në lidhjen me tabelat e veturave.

Ai ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të fliste me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në rast se do të largohet njësia ROSU nga Jarinje dhe Bërnjak.


“Ne thamë, nuk ka problem, tërhiqni njësitë ROSU dhe do të flasim. Çfarë veprimesh ndërmori Serbia? A e dërgoi ajo ushtrinë, policinë? Jo. Por nuk ja vlen, kur fillon të gënjesh atëherë është kështu. Këtë herë, Serbia nuk bëri asgjë fare. Një Serbi e fortë vlen për të gjithë. Ata duan që Serbia t’i njohë ata. Unë nuk do të pajtohem me atë që ata duan. E përsëris, kthejeni gjithçka në atë që ishte para 20 shtatorit dhe pastaj mund të flasim. Thirrni NATO-n, telefononi kë të doni, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë për ta marrë atë”, shtoi presidenti, duke theksuar se interesi i tyre është që Kosova të jetë e pavarur, raporton b92.

Reciprociteti për targat, vendim i drejtë i Kosovës - Marrëveshja e vitit 2016 ishte pesëvjeçare (Dokument)
Lexo po ashtu Reciprociteti për targat, vendim i drejtë i Kosovës - Marrëveshja e vitit 2016 ishte pesëvjeçare (Dokument)

“Ata kanë interesin e tyre, dhe kjo është që Kosova të jetë e pavarur dhe ta detyrojë Serbinë të marrë pjesë në atë që nuk është interesi ynë”, përfundoi Vuçiq.

Theksojmë se Kosova ka zbatuar marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011, e cila thotë se nuk do të mund të qarkullojnë vetura me tabela të vjetra pas 15 shtatorit të vitit 2021.

Ndryshe, raportohet se situata është e qetë dhe nën kontrollin në veriun e Kosovës dhe se deri më tani nuk ka ndodh asnjë incident. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori