LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq për Ballistin: Nuk do të negociojmë, kemi marrë të gjitha masat

Vuçiq për Ballistin: Nuk do të negociojmë, kemi marrë të gjitha masat

Serbia pret ekstradimin e Ismail Morinës (i njohur si Ballist Morina) i cili akuzohet se ka nxitur urrejtje fetare dhe mes kombeve.

Morina u arrestua rreth një muaj më parë në Kroaci dhe prej atëherë debatet për ekstradimin ose lirimin e tij kanë qenë të shumta.


Pas shkrimeve të shumta në media ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se Serbia nuk do të negociojë dhe ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e tij.

“Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryesve të veprave penale nuk kam çfarë të komentoj”, tha Vuçiç.

“Ballisti” quhet huligani shqiptare dhe konsiderohet fajtor për ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri.

James Montague, gazetari që shkroi i pari në “The New York Times” për “Ballistin”, e ka takuar javën e kaluar në burgun e Dubrovnikut. Ai thotë se edhe Kroacia ndodhet mes dy zjarreve. Për britanikun tensionet në ndeshje janë të zakonshme, por Ballkani i jep dimension tjetër.

“Mezi e kam njohur pasi i kishte flokët dhe mjekrën të prera. Duket qartë se është i brengosur dhe i frikësuar jo vetëm për ekstradimin, por edhe për të ardhmen e tij, pasi ka marrë shumë kërcënime me vdekje dhe duket se ka frikë për jetën e tij dhe të familjes”, shprehet James Montague, gazetar.

Rastin kundër Morinës në Serbi e ka ngritur Prokuroria e Lartë, kurse ekstradimin e ka kërkuar Ministria e Drejtësisë serbe. /SotNews/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori