LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq, pas takimit me Putinin: Kurrë më gjatë nuk kemi biseduar për Kosovën

Vuçiq, pas takimit me Putinin: Kurrë më gjatë nuk kemi biseduar për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas bisedimeve të sontme me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, ka thënë se Rusia në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje do t’i shpreh pikëpamjet e saj lidhur me çështjen e Kosovës.

“Ajo çfarë është shumë e rëndësishme, e këtë unë ia thashë edhe Putinit se, pa Rusinë dhe pa pëlqimin e Moskës është pamundur të arrihet çfarëdo zgjidhje”, ka thënë Vuçiq, pas takimit me presidentin e Rusisë.


Ai shtoi se “Rusia në këtë drejtim do të monitorojë përmbajtjen e bisedimeve tona dhe çdo gjë që do të ndodhë dhe me kohë do të reagojë në një mënyrë të caktuar, që nuk do të thotë negociata të  drejtpërdrejta, sepse”, siç tha ai, “ato zhvillohen nën patronazhin e BE-së”, përcjell Telegrafi.

“Por, në një mënyrë shumë aktive dhe thelbësore [Rusia] do të merr pjesë në monitorimin e gjithë procesit dhe marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Sidomos ndikimin e bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje”, u tha Vuçiq gazetarëve serbë, që e shoqëruan në vizitën e tij në Moskë.

Ai tha se me Putinin ka pasur një bisedë shumë të gjatë, të hapur dhe të sinqertë.

“Presidenti i Rusisë kishte durim për të dëgjuar të gjithë atë që unë kisha nevojë për t’ia thënë, shpjeguar dhe shpalosur si qëndrime të Serbisë për problemin tonë kryesor, e kjo është Kosova. Më duket se kurrë më gjatë nuk kemi biseduar për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëdhëniet brenda bashkësisë ndërkombëtare. Qëndrimet tona në masë të madhe përputhen”, tha Vuçiq.

Ai shprehu mirënjohjen ndaj Federatës Ruse dhe presidentit personalisht për mbështetjen që i ka dhënë Serbisë dhe vuri në dukje se çfarë do të ndodhë në periudhën e ardhshme.

“E përsërita disa herë se Serbia është e gatshme të bëjë kompromis me shqiptarët e Kosovës, por nuk është dhe kurrë nuk do të jetë e gatshme të pranojnë poshtërimin e saj dhe rrënimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare. Ne këtu nuk jemi paraqitur në mënyrë që ta kërcënojmë dikë. E  kemi lutur Putinin që si një nga vendet më të rëndësishme dhe më  të fuqishme në OKB dhe organizata të tjera të na ndihmojë në zgjidhjen e problemit të Kosovës”, tha Vuçiq.

Ai tha se “ne e dimë se kompromisi është ajo që ne duam”, por gjithashtu shprehu skepticizmin e tij, “sepse shqiptarët nuk janë të gatshëm për kompromise thelbësore,  kurse edhe më pak të gatshëm janë ata që kanë marrë pjesë në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës”.

“Unë mendoj se lidhur më këtë jemi kuptuar mirë me presidentin Putin”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori