LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Ku shkruan se Asociacioni duhet të formohet sipas ligjeve të Kosovës?

Vuçiq: Ku shkruan se Asociacioni duhet të formohet sipas ligjeve të Kosovës?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe mund të formohet vetëm në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe parimet e saj dhe panin implementues.

Në qëndrimin e BE-së, të cilin ia ka përcjellur sot agjencisë së lajmeve Tanjug, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, se Asociacioni i Komunave serbe do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës dhe komentet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi marrëveshjen e Brukselit, Presidenti Vuçiq, ka thënë:

“Le të tregojnë ku shkruan kështu”, tha ai.

Presidenti Vuçiq ka thënë për televizionin publik serb RTS se është i habitur me atë deklaratë dhe potencoi se përfaqësuesit e BE-së nuk janë më neutral ndaj statusit në qoftë se për ta është e rëndësishme përputhshmëria Asociacionit me Kushtetutën e Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Jam i befasuar me një deklaratë e tillë, sepse unë kam thënë 100 herë në Bruksel se Asociacioni do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, parimet dhe planin e zbatimit dhe vetëm në përputhje me të. Ne nuk jemi në Bruksel, sepse dakordohem me ekzistencën e shtetit të Kosovës, pavarësisë së Kosovës, por është e kundërta. Ne jemi këtu për të negociuar për gjithçka, për çka nuk pajtohemi”, tha Vuçiq.

“Mendoj se duhet me kokë të ftohtë gjithë këtë ta shqyrtojmë”, tha presidenti serb, duke shtuar se nuk ka thënë rastësisht se duket sikur bota po shkon drejt një konflikti të madh.

“Ne vetëm duam ta ruajmë veten në gjithë këtë”, shtoi ai.

“Le të flasin ata. Ne kemi dokumente, kontrata dhe marrëveshjen e Brukselit në të cilën ajo nuk thuhet. Unë e di përmendësh marrëveshjen e Brukselit. Njerëzit në Serbi kanë teori konspirative, dhe shpikin se çka thuhet në marrëveshje. Ju bëj thirrje atyre që ta lexojnë çfarë shkruan”, tha Vuçiq, duke treguar se gjithçka mund të lexohet në faqen e internetit të Qeverisë së Serbisë.

Sipas tij, deklarata e Kocijançiqit është e mirë për shkak se tregon në mënyrë të qartë se çfarë  janë negociatat në Bruksel, sa e vështirë është dhe me çfarë po përballemi atje.

“Ata padyshim duan pavarësinë e Kosovës, kjo është e qartë për ne tani, neve na mbetet ta shohim atë që ne duam me vete, si duam, dhe mua më duket se pas gjithë kësaj është plotësisht e qartë, se jo gjithmonë e bëjmë atë që duhet të bëjmë, sepse ndonjëherë duhet të bëni diçka që nuk ju pëlqen, por të paktën është e qartë se kush është miku ynë dhe cilin  nuk mund ta quajmë mik”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori