LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq bisedë telefonike me Macronin para samitit Kosovë-Serbi në Uashington

Vuçiq bisedë telefonike me Macronin para samitit Kosovë-Serbi në Uashington

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Vetë Vuçiq, përmes një postimi në Twitter, ka bërë publik lajmin për bisedën me homologun e tij francez.


Duke publikuar një fotografi me Macron, Presidenti i Serbisë zbuloi se për çfarë bisedoi me presidentin francez.

“Kisha një bisedë shumë të mirë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Tema kryesore ishin marrëdhëniet tona bilaterale dhe dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Kjo bisedë telefonike e presidentit serb më homologun e tij francez vjen tri ditë para udhëtimit të Vuçiqit në Moskë, ku do të takohet me presidenti rus Vladimir Putin dhe një javë para samitit Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku me ndërmjetësimin e SHBA do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.

Në takimin e 27 qershorit në Uashington do të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hahim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa nga pala serbe, presidenti Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori