LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq akuzoi shqiptarët si vrasës të Ivanoviqit, por dëshmia e këtij serbi drejton gishtin nga vet ai (Video)

Vuçiq akuzoi shqiptarët si vrasës të Ivanoviqit, por dëshmia e këtij serbi drejton gishtin nga vet ai (Video)

Pas konferencës së djeshme ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq doli me emra se shqiptarët e kanë vrarë Oliver Ivanoviçin, mediat serbe të shkuara kanë mbushur ballinat me fotografinë e Florim Ejupit dhe tituj të ndryshëm bazuar në deklaratat e Vuçiqit.

Por ndryshe mendon një serb tjetër që madje ishte edhe shok i burgut të Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë.


Goran Petroviq, në një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, e transmetuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, jep të dhëna për lidhjet e mundshme mes Vuçiqit dhe vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Vuçiqi i ka thënë Ivanoviqit se nëse nuk i bashkohet Listës Serbe do ta vrasin…Oliverin e vranë dhe me siguri edhe mua do të më vrasin”.

Petroviq në këtë bisedë tregon se ishte rrahur nga pesë persona me uniformë dhe me xhip.

Ai thotë se e kanë rrahur duke i thënë se ky dëshiron të bëjë drejtësi për Oliverin.

Në këtë bisedë, Petroviq thotë se takimi i fundit me Oliver Ivanoviqin ishte në Beograd 20 ditë para se ky i fundit të vritej.

Ai thotë se vet Oliveri kishte dyshime se kërcënimet më seriozi i kishte nga Milan Radojçiq , sepse sipas tij ai e kontrollonte Mitrovicën.

I pyetur nga Sanduloviq nëse Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq më të vërtet ishin të rrezikshëm dhe mund të bënin gjëra të tilla, Petroviq thotë se “garanton se ata i kanë bërë të gjitha”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori