LAJMI I FUNDIT:

Vritet një person në Zllakuqan të Klinës, arrestohen tre të dyshuar

Vritet një person në Zllakuqan të Klinës, arrestohen tre të dyshuar

Një personka mbetur i  vrarë mbrëmjen e sotme pas një mosmarrëveshje me perona të tjerë në Zllakuqan të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, teksa ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:20.


“Viktima është plagosur me armë dhe është dërguar në Emergjencën e Pejës, por pas pak kohësh mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij. I dyshuari është në kërkim. Policia menjëherë ka arritur që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar në rastin”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/