LAJMI I FUNDIT:

Vritet komandanti i “xhihadit islamik” në Palestinë, Abu Harbid udhëhoqi me divizionin në veri të vendit  

Vritet komandanti i “xhihadit islamik” në Palestinë, Abu Harbid udhëhoqi me divizionin në veri të vendit  

Nga sulmet e sotme ajrore nga ana e forcave izraelite është vrarë Hasan Abu Harbid, komandant i divizionit verior të lëvizjes palestineze “xhihadi islamik”.

Siç raporton Reuters, vrasja e komandantit palestinez do të nxisë përgjigje të ashpër nga ana e palestinezëve, që prej 10 ditësh janë duke zhvilluar luftimeve të ashpra me izraelitët – konkretisht hamasi kundër ushtrisë izraelite, transmeton Telegrafi.


Megjithatë “xhihadi islamik” nuk e ka konfirmuar menjëherë lajmin për vrasjen, por disa orë më vonë në rrjete sociale filluan të shfaqen fotografitë e trupit nga morgu ku shihej qartë fytyra e Abu Harbidit.

Mediat izraelite raportojnë që Abu Harbid, ka qenë në këtë pozitë deri më 2019, pasi që paraardhësi i tij Bahau Abu al Atu, gjithashtu ishte vrarë nga ushtria izraelite.

Në kumtesën e ushtrisë izraelite është konfirmuar që komandanti Harbid është “likuiduar”, dhe theksohet se ai ka qenë përgjegjës për disa sulmet me raketa mbi civilët në Izrael.

Harbidi ka komanduar me “xhihadin islamik” në 15 vitet e fundit, thuhet ndër tjera në kumtesën e ushtrisë izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori