LAJMI I FUNDIT:

Vrau kunatën në sy të vajzës së mitur, Apeli në Tiranë lë në burg përjetë Erdet Çapokun

Vrau kunatën në sy të vajzës së mitur, Apeli në Tiranë lë në burg përjetë Erdet Çapokun
Autori i vrasjes, Erdet Çapoku

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Erdet Çapokun.

Togat e zeza e kanë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kunatës. Enkeleda Çapoku u vra nga kunati në sy të vajzës së mitur.


Krimi i rëndë ndodhi në janar të 2020, në banesën  e viktimës, Enkeleda Çapoku, e cila jetonte me vajzën dhe nënën, pasi burri i saj ndodhet në burg i dënuar me 10 vite për trafik droge.

Autori i dehur shkoi në shtëpinë e 35-vjeçares dhe pasi debatoi, e qëlloi me sende të forta disa herë.

Konflikti mes tyre dyshohet se nisi  kohë më parë, kur viktima e largoi nga banesa kunatin ndërsa ky i fundit kërkonte t’i kthente disa orendi.

35-vjeçarja, e kishte denoncuar për përndjekje kunatin e saj, Erdet Çapoku. Ky i fundit kishte nisur të shfaqet sjellje agresive ndaj kunatës për shkak të dyshimeve se, kishte krijuar lidhje jashtëmartesore gjatë kohës kur vëllai i tij ndodhej në burg./Euronews Albania