LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Kaçanik, 48 vjeçari u qëllua me breshëri plumbash

Vrasja në Kaçanik, 48 vjeçari u qëllua me breshëri plumbash
Foto: Ilustrim

Një person me inicialet N.C i moshës 48 vjeç është vrarë të hënën në orët e mbrëmjes në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, ndërsa dyshohet se në viktimën është shtënë me breshëri plumbash. 

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër pas kanë gjuajtur breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin, më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.


“Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka, ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, ekipet zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Vritet një 48-vjeçar në Kaçanik  
Lexo po ashtu Vritet një 48-vjeçar në Kaçanik  

Në lidhje me këtë në njoftim bëhet e ditur se policët hetues dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë i kanë nisur hetimet.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i viktimës N.C (M/K) i moshës 48 vjeçar dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ekipe të Policisë Rajonale të Ferizajt nga sektorë të ndryshëm po punojnë vazhdimisht në grumbullimin e informacioneve në terren për të zbardhur sa më shpejtë rastin. /Telegrafi/