LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Bellanicë të Malishevës, i akuzuari dënohet me 19 vjet burgim

Vrasja në Bellanicë të Malishevës, i akuzuari dënohet me 19 vjet burgim
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit I.Z., për veprën penale, “Vrasja” dhe “Mbajtja  në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

Pas shqyrtimit fillestar ku i pandehuri e ka pranuar fajësinë sipas akuzës, gjykata të akuzuarin I.Z. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej 19 vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 20 shtator 2023.  


"U afrua te automjeti i viktimës dhe e gjuajti disa herë me armë në kokë", paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Malishevë
Lexo po ashtu "U afrua te automjeti i viktimës dhe e gjuajti disa herë me armë në kokë", paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Malishevë

I pandehuri I.Z., akuzohet se “Me datë 20 shtator 2023, rreth orës 07:15 minuta, në fshatin  Bellanicë, Komuna Malishevës, në parkingun e marketit “M…”, me dashje ka privuar nga jeta tani të  ndjerin A. B. nga fshati Vraniq, Komuna Suharekës, në atë mënyrë që me të arritur në vendin e cekur  më lartë, tani i ndjeri me veturën Fiat, ngjyrë e bardhë, i cili ishte duke shkuar në punë, ndërsa i  pandehuri ndodhej në lokal së bashku me dëshmitarin B. E., dhe me të vërejtur se kishte arritur në  parking tani i ndjeri A.B., i pandehuri ngritët nga tavolina, del jashtë dhe afrohet tek automjeti i të  ndjerit, hap derën e automjetit dhe menjëherë me armën e llojit SIG SAUER- P320, shtënë pesë herë  në kokë të tani të ndjerit, viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke shtënë edhe dy here prapë  në drejtim të trupit të tij, përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë, e ku nga plagët e mara i ndjeri  ndërro jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri largohet me veturën e tij nga vendi i ngjarjes dhe lajmërohet në polici.

Po ashtu, është konfiskuar një pistoletë e tipit SIG SAUER – P320, 57 fishekë të kalibrit 9×19 mm, një karikator me 7 fishekë të kalibrit 9×19 mm, të cilën armë ditën kritike e kishte përdorur i pandehuri, si objekte të kryerjes së veprës penale.

Pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, arma e konfiskuar do të shkatërrohet në rast se e njëjta nuk evidentohet se është përdorur në ndonjë rast tjetër të hapur, nga Libri i Rasteve të Hapura. 

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. /Telegrafi/