LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e shtatzënës, Kurti akuzon gjyqësorin për mosefikasitet: Shumë lëndë janë pluhurosur në sirtarë

Vrasja e shtatzënës, Kurti akuzon gjyqësorin për mosefikasitet: Shumë lëndë janë pluhurosur në sirtarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar dorëheqje e shkarkime të të gjitha atyre që kanë dështuar të kryejnë detyrën e tyre në rastin e vrasjes 35-vjeçares shtatzënë.

Në një deklarim para mediave, Kurti ka thënë se ka aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror dhe se tash do të bëhen inspektime të shtuara.


Madje, ai ka akuzuar gjyqësorin për mosefikasitet duke thënë se shumë lëndë janë pluhurosur në sirtarë.

“Grupi ndërministror ka shtruar disa kërkesa që unë i kam aprovuar dhe do të bëhen inspektimet. I gjithë zinxhiri institucional i papërgjegjësisë duhet të dorëhiqet ose të hiqet”.

Tutje, kreu i ekzekutivit ka thënë se nuk merren me vendimet e gjyqësorit, por i duhet të konstatojë se kur vije puna për vetveten, gjyqësori del të jetë shumë efikas dhe i shpejt për dallim prej lëndëve të panumërta që po presin në sirtarët e Pallatit të Drejtësisë.

“Ne nuk mund të merremi me vendimet të cilat i bënë gjyqësori, por më duhet të konstatoj me keqardhje që kur vije puna për vetvete po dalin të jenë shumë efikas, për dallim prej lëndëve të panumërta që janë pluhurosur në sirtarët e pallatit të drejtësisë, që lëngojnë aty e nuk trajtohen as me kohë e as siç duhet”.

“Pra, është për të ardhur keq që shpejtësinë dhe efikasitetin po dëshmojë atëherë kur kanë interes vetë, interes të ngushtë“, ka deklaruar Kurti, pas vizitës në Hendikos në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori