LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi me pagesë qëllon për vdekje ish-anëtarin e një bande kriminale në Peru, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video, +18)

Vrasësi me pagesë qëllon për vdekje ish-anëtarin e një bande kriminale në Peru, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video, +18)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një vrasës me pagesë futet në një restorant në Peru, dhe qëllon për vdekje ish-anëtarin e një bande.

David Socrates Cortijo Torres, 29-vjeç, ishte i njohur nga autoritetet e rendit peruane si ish-anëtar i lartë i një organizate kriminale lokale e njohur si “Los Destructores”, transmeton Telegrafi.


Por viteve të fundit ai kishte hequr dorë nga jeta kriminale dhe derisa po shijonte ushqimin e porositur në një restorant kinez ku ishte i shoqëruar nga e dashura në San Juan de Lirigancho në Lima Peru, ai është qëlluar me revole në kokë në mes të ditës.

Kamerat e sigurisë të vendosura brenda restorantit kinez të siguruara nga Diario Correo, shfaqin momentin kur vrasësi futet në restorant dhe i afrohet tavolinës ku ishte ulur viktima, të cilin e qëllon me revole në kokë në prezencë të partneres.

E tmerruar me atë çfarë i ndodhi të dashurit të saj, 25-vjeçarja Jessica Farfan, shihet duke qarë, kurse Cortijo Torres rrëzohet në tokë i mbuluar nga gjaku.

Sipas dëshmitarëve okularë i dyshuari është larguar me shpejtësi nga restoranti nga ku vazhdoi rrugëtimin me një motoçikletë. Autoritetet e sigurisë besojnë se vrasja ishte bërë për shkak të hakmarrjes. Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/