LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi më i keq që pas luftës, edhe 84 viktima mbi supe

Vrasësi më i keq që pas luftës, edhe 84 viktima mbi supe

Infermieri gjerman që vuan dënimin me burg të përjetshëm për vrasjen e dy pacientëve në Gjermaninë veriore, tashmë dyshohet të ketë gisht edhe në 84 raste të tjera vdekjesh.

Sanitari 40-vjeçar, që për shkak të rregullave gjermane të raportimit mbi të dënuarit identifikohet vetëm si Niels H., u dënua për tentativë vrasjeje në vitin 2006 dhe vrasje në vitin 2015.


Viktimat e tij kanë marrë doza vdekjeprurëse ilaçesh, në njësitë ilegale ku ai punonte. Të afërmit e pacientëve që kanë vdekur në klinikat ku ai ka punuar kanë nxitur policinë të thellojë hetimet.

Një komision u ngrit në vitin 2014 për të hetuar mbi shkallën e krimeve të tij, gjë që mund ta kthejnë atë në “vrasësin serial” më të tmerrshëm që pas luftës. Substancat që u jepte pacientëve të tij u shkaktonin këtyre të fundit pushim zemre apo bllokim të sistemit të qarkullimit të gjakut.

Gjykatësit kanë thënë se ai ka qenë i motivuar nga dëshira për të fituar famë për “ringjalljen” e pacientëve që i kishte droguar.

Gjatë gjyqit të vitit 2015, ai pranoi se kishte aplikuar këtë metodë vrastare në rreth 90 persona në klinikën e kujdesit intensiv “Delmendorst”. Por, policia thotë se rrënjët e këtij krimi janë që nga viti 2000, në një tjetër klinikë në Oldenburg.

Deri më tani, komisioni hetimor ka analizuar qindra kartela mjekësore dhe ka zhvarrosur 134 trupa për të testuar mostrat për gjurmë droge. Hetimet janë vështirësuar për shkak se shumë pacientë ishin djegur.

“Gjetjet e komisionit hetimor po kalojnë çdo imagjinatë”, tha shefi i policisë së Oldenburgut, Johann Kuhme. “Thjesht është e pamundur që të themi sesa njerëz janë vrarë”. Kuhme kishte paralajmëruar edhe më herët se numri i viktimave mund të rritet ende. Akuzat e reja pritet të ngrihen zyrtarisht në gjykatë në fillim të vitit 2018.

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori