Një video dramatike është publikuar në rrjetet sociale, e cila dëshmon një ngjarje të pazakontë në qytetin e New Yorkut.

Një veturë shihet teksa përshpejtohej drejt një turme protestuesish të “Black Lives Matter” në Times Square, raporton CBSNEWS-i, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Demonstruesit ishin mbledhur për të protestuar ndaj vdekjes së Daniel Prudet, i cili vdiq disa ditë pas një arrestimi të diskutueshëm nga oficerët e policisë të Rochesterit.

Sidoqoftë, policia njujorkeze tha se ka ndodhur një grindje midis anëtarëve të marshit “Black Lives Matter” dhe të atyre pro-Trump. Ndërsa konfrontimi u nxeh, policia i thotë një demonstruesi pro-Trump që të largohej me veturë, duke marrë një rrugë specifike. Në vend të kësaj, ai voziti drejt marshuesve.

Ndryshe, policia tashmë ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje dhe po e kërkon vozitësin e veturës. /Telegrafi/