LAJMI I FUNDIT:

“Vota jote për Kosovën 2025” – KQZ miraton sloganin për fushatën e informimit publik për zgjedhjet e shkurtit

“Vota jote për Kosovën 2025” – KQZ miraton sloganin për fushatën e informimit publik për zgjedhjet e shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të martën, ka marrë vendim për mbylljen e qendrave të votimit në të përfaqësitë diplomatike në tre shtete, Kabera në Australi, Ankara të Turqisë dhe Iowa në SHBA.

Në këtë mbledhje gjithashtu u miratua edhe dizajni dhe slogani për fushatën e informimit publik.

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani tha se slogani i propozuar është “Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, vota jote për Kosovën 2025”.


Në mbledhjen që ka mbajtur KQZ të martën, po ashtu ka akredituar vëzhguesit e dhjetra përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare. Në mesin e të akredituarve ishin edhe organizata jo-qeveritare vendore dhe vëzhgues nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Në përgjithësi, KQZ akreditoi grupin e radhës prej 1 mijë e 680 vëzhguesve për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, prej të cilëve 13 vëzhgues nga trupa të menaxhimit të zgjedhjeve nga shtete të ndryshme, 81 vëzhgues të përfaqësive të vendeve të huaja të akredituara në Kosovë, 1 mijë e 126 vëzhgues nga OJQ-të vendore, 393 vëzhgues nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe 67 vëzhgues nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

KQZ merr vendim që të mbyllen Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike në Ankara, Kanbera dhe Iowa - 75 votuesit e tyre do të votojnë me postë
Lexo po ashtu KQZ merr vendim që të mbyllen Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike në Ankara, Kanbera dhe Iowa - 75 votuesit e tyre do të votojnë me postë

Nga numri i përgjithshëm i të akredituarve, KQZ akreditoi rreth 400 vëzhgues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, të cilat janë të specializuar në fushën e zgjedhjeve, në mesin e të cilave: Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Botërorë (A-ËEB), IFES, International IDEA, National Demokratic Institute (NDI), International Republican Institute (IRI), Zyra e BE-së në Kosovë, etj.

Po ashtu, KQZ ka akreditoi më shumë se 80 vëzhgues të ambasadave të ndryshme në Kosovë, 24 prej të cilëve nga ambasada e SHBA-ve dhe 30 të tjerë nga ajo e Britanisë së Madhe.

Edhe ambasadat e shteteve tjera si ajo e Francës, Italisë, Holandës, Japonisë, Finlandës, Suedisë dhe Turqisë, u akredituan nga KQZ.

Sipas njoftimit të KQZ-së, zgjedhjet e 9 shkurtit do të vëzhgohen edhe nga institucione zgjedhore nga shtete të ndryshme, si Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Bullgaria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Lajme
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm

Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm

Lajme
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
Kryeziu: Zgjedhjet e 9 shkurtit, shembull për Evropën Juglindore

Kryeziu: Zgjedhjet e 9 shkurtit, shembull për Evropën Juglindore

Lajme
Kryeredaktori i RADIO 1, Fitim Behluli, flet për kontributin e paçmueshëm të Riza Llukës, Hivzi Krasniqit dhe Arlind Gjikollit-Gjiklës

Kryeredaktori i RADIO 1, Fitim Behluli, flet për kontributin e paçmueshëm të Riza Llukës, Hivzi Krasniqit dhe Arlind Gjikollit-Gjiklës

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Kalo në kategori