LAJMI I FUNDIT:

Vonesa prej 14 sekondash e lë pa vend në kombëtare dhe në pushim prej gjashtë muajsh blerjen 22 milionë euro të Leicester Cityt (Foto)

Vonesa prej 14 sekondash e lë pa vend në kombëtare dhe në pushim prej gjashtë muajsh blerjen 22 milionë euro të Leicester Cityt (Foto)

E vetmja ndeshje që Adrien Silva e ka luajtur me fanellën e Leicesterit, ka qenë ajo në ditën kur Craig Shakespeare është larguar nga puna e trajnerit.

Një ndeshje miqësore e skuadrës kundër Nottingham Forest U-23, është e vetmja e ruajtur në mendjen e Silvas.


Shakespeare e shikonte atë ndeshje në fushën e ‘Belvoir Drive’, duke thënë me vete, kur ta kem Silvan në ekip gjithçka ndryshe.

Silva i kishte impresionuar seriozisht shokët e tij të skuadrës në seancat e trajnimit,  28-vjeçari do të ishte një lojtar shartues, por vazhdon të mbetet pa të drejtë loje nga FIFA, që nuk ta lejonte regjistrimin.

Silva duke stërvitur

Lojtari ishte blerë për 22 milionë euro nga Sporting, por arsye pse ai nuk luan janë 14 sekonda vonesë.

“Mënyra se si lëviz topin tregon klasën e tij”, thotë një burim. “Në terma teknik ai mund të jetë lojtari më i mirë i Leicesterit. Ai gjithashtu ka qetësi të vërtetë për lojën”.

Shakespeare nuk e pati kurrë mundësinë që ta udhëheq në lojë një lojtar si Silva, pasi ai mbeti pa punë me 17 tetor.

Good vibes in training | Boa disposição no treino #indoor #trainingsession #lcfc #14

A post shared by Adrien Silva (@adriensilva23) on Nov 14, 2017 at 2:09pm PST

Ai shihej nga Shakespeare si zëvendësues i Danny Drinkëater që u shit te Chelsea në ditën e fundit  të afatit kalimtar. Dokumentet janë vonuar për vetëm 14 sekonda dhe kjo ka bërë që ai të mos regjistrohet.

Leicester e kishte dërguar çështjen në FIFA dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, por nuk kishte sukses.

Silva me shok te Leicester

Situata do të ndryshojë në janar kur Silva do ta ketë rastin t’i vesh ngjyrat e Leicesterit në një lojë me ekipin e parë. Claude Puel do të jetë menaxheri që do t’ia dhurojë debutimin.

Për shkak të rregulloreve në ndeshjen e Vitit të Ri, ku Leicester luan kundër Huddersfield Town, ai nuk do të jetë prezent, por Silva do të luajë në ndeshjen e raundi të tretë të FA Kupë që asaj fundjave.

Ndërkohë lojtari vazhdon të stërvitë rregullisht me klubin edhe me stërvitje shtesë.

Silva me fëmijët e tij

Për shkak të moslojës ai e ka humbur edhe vendin në Kombëtaren portugeze dhe thirrja e fundit daton me 3 shtator kundër Hungarisë në kualifikimeve.

Puel ka një rast të ngjashëm me një lojtar që nuk luante gjashtë muaj. Ishte Hatem Ben Arfa që erdhi nga Nice. Ai luajti pastaj në 34 ndeshje duke shënuar 17 gola.

Rasti i Sivlas është i njëjtë me Ben Arfa dhe Puel e di këtë.

Ai madje ka folur shumë për këtë duke thënë që pret shumë nga Silva kur të rikthehet. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori