LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen mundëson të komandohet vetura nëpërmjet aplikacionit Siri të Apple (Foto)

Volkswagen mundëson të komandohet vetura nëpërmjet aplikacionit Siri të Apple (Foto)

Lehtësime të shumta, që funksionojnë vetëm nëpërmjet këtij aplikacioni

Meqenëse teknologjia po zhvillohet me shpejtësi, prodhuesit e makinave po punojnë në vazhdimësi, që t’i mbajnë klientët e lumtur, transmeton Telegrafi.

Apple CarPlay dhe Android Aple e kanë rritur në masë të madhe përdorimin përbrenda veturave, me Apple dhe Google që pasqyrojnë të arriturat e tyre, në lehtësimin e përdorimit të shumë pjesëve. Këto sisteme ofrojnë harta dhe navigacion, mesazhe të shkruara që janë diktuar me zë, si dhe qasje të lehtë në muzikë dhe gjetjen e numrave të telefonit.

Tani Volkswagen do ta ngrit në nivel tjetër bashkëpunimin me Apple SarPlay duke e integruar Sirin në aplikacionin mobil Car-Net. Prodhuesi gjerman VW ka bërë të ditur se me anë të Sirit, ta kontrollojnë disa pjesë të veturës.

Të gjithë ata që kanë iPhone me përditësimin iOS12, mund ta shfrytëzojnë për ta hapur dhe mbyllur veturën, të shikojnë kilometrazhin, të ndezin dritat dhe aktivizojnë borinë. “Siri mbylle derë” mund të jetë urdhri, i cili edhe mund të shkurtohet, vetëm që Siri ta kuptojë atë.

Në të ardhmen, pritet të përditësohet dhe ndër urdhrat e para të jetë edhe kontrolli i klimës, shkrirja e xhamave, nisja apo ndërprerja e mbushjes dhe të gjeturit e veturës, se ku ndodhet. Kjo vlen vetëm për përdoruesit e Apple, pasi ata që e shfrytëzojnë sistemin Android, nuk e kanë këtë mundësi. /Telegrafi/