LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Motorsport po mbyllet

Volkswagen Motorsport po mbyllet

Departamenti i Volkswagen nga i cili dolën një numër makinash të suksesshme sportive ka marrë fund.

Volkswagen po njofton mbylljen e departamentit Motorsport, të gjitha me qëllimin e “forcimit të makinave elektrike”, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, prodhimi i Polo GTI R5 do të pezullohet deri në fund të vitit, por të gjithë përdoruesit informohen se kanë planifikuar një furnizim afatgjatë të pjesëve të këmbimit për këtë model, si dhe për garën Golf GTI TCR.

Kujtojmë, Volkswagen Motorsport dhe Race Touareg morën tre fitore në Rally Dakar, me Paul R WRC ata fituan katër tituj, dhe ata gjithashtu morën fitore në TCR International (2) dhe Rallycross World Championship (3).

Më në fund, produkti i tyre i fundit, IDR elektrike, theu një numër rekordesh. /Telegrafi/