LAJMI I FUNDIT:

Vokrri: UEFA ka një super lajm për klubet e Kosovës

Vokrri: UEFA ka një super lajm për klubet e Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri beson se skuadrat kosovare do të marrin pjesë në garat evropiane në sezonin e ri.

Klubet e Kosovës në aspektin ligjor nuk kanë asnjë pengesë dhe shpejt pritet të marrin edhe lejen nga UEFA për të garuar në fazat paraeliminare të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës nga sezoni që po vjen


Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, beson se edhe aspekti infrastrukturor do të tejkalohet me kohë.

Ai ka treguar se stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë do të jetë i gatshëm për Përfaqësuesen e Kosovës. Ka shpresë edhe për klubet, por kjo do të jetë e vështirë të realizohet, pasi ndeshjet e para në gara evropiane nisin në fund të qershorit, pra për një muaj e gjysmë.

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka paralajmëruar se Qeveria do të investojë rreth 3 milionë euro në stadiumin e Mitrovicës “Adem Jashari” për ta bërë gati gjatë verës, në bazë të rekomandimeve që ka marrë nga komisionet e UEFA-s dhe FIFA-s, që ishin më herët për vizitë në Kosovë.

“Për klube sigurisht se do të vendoset në takimin e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Neve na është thënë që klubet do të luajnë, pasi nuk shohin ndonjë problem ligjor. E dimë edhe ne që kemi mbetur vonë, sepse klubet duhet të licencohen, mirëpo sigurisht në takimin e radhës KE e UEFA-s do të tregojë më shumë në këtë drejtim”, ka deklaruar Vokrri.

“E dimë që kemi probleme në infrastrukturë dhe ajo është thënë, por Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka marrë seriozisht këtë punë dhe ka formuar një komision që stadiumi ‘Adem Jashari’, që për së afërmi i përmbush kriteret, të jetë gati për këto ndeshje. Punët janë duke vazhduar në aspektin procedurial dhe shumë shpejt do të nisin edhe punimet. Për stadium nuk do të mbesim të mangët”, ka theksuar ai.

Në trend Sport

Më shumë
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Premier League
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Premier League
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori