LAJMI I FUNDIT:

Vokalisti i grupit “Maneskin” ka rezultuar negativ në testin e drogës

Vokalisti i grupit “Maneskin” ka rezultuar negativ në testin e drogës
(Foto: Screenshot/Twitter)

Vokalisti i grupit “Maneskin”, Damiano David, ka rezultuar negativ në testin e kryer për përdorimin e kokainës.

Pas fitores së tyre në rrjete sociale qarkulloi një video, ku Damiano përkulej mbi tavolinë dhe të gjithë dyshuan se ai kishte marrë kokainë.


Mirëpo këto dyshime janë hedhur poshtë një herë e mirë pas rezultateve të sotme (e hënë) – transmeton KultPlus.

“Pas akuzave për përdorim droge në Dhomën Jeshile në Eurovision Song Contest në finalen e madhe në 22 maj, EBU, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion. Gjithashtu këngëtari i grupit Maneskin mori vullnetarisht një test ditën e sotme, që ka rezultuar negativ, i parë dhe nga EBU”, thuhet në deklaratën zyrtare të organizatorëve të festivalit evropian.

Përdorën apo jo kokainë? Fituesit e Eurovision 2021 do t’i nënshtrohen testit të drogës në Itali
Lexo po ashtu Përdorën apo jo kokainë? Fituesit e Eurovision 2021 do t’i nënshtrohen testit të drogës në Itali

Në fakt edhe vetë këngëtari e mohoi të kishte pirë kokainë gjatë një konference për shtyp menjëherë pas fitores.

“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh Damiano, pasi u pyet nga gazetarët në sallë nëse kishte bërë diçka të tillë.

Ndërkohë sot, para dalje së rezultateve, ministri francez për Evropën, Clement Beaune, kërkoi transparencë për këtë rast dhe madje skualifikim të grupit.

“Mendoj se nuk ka nevojë për dyshim këtu dhe duhet transparencë e plotë. Nëse ka një problem, ka ndëshkime. Janë bërë masa sanksionuese, përfshirë skualifikimin e mundshëm në rast të problemeve”, u shpreh ministri francez, i cili ishte dhe vetë i pranishëm në “Eurovision”.

Për çfarë flet kënga fituese e ‘Eurovision 2021’
Lexo po ashtu Për çfarë flet kënga fituese e ‘Eurovision 2021’

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori