LAJMI I FUNDIT:

“Vogue” ndërprenë bashkëpunimin me Kanye Westin pas deklaratave dhe sjelljeve të tij në rrjete sociale

“Vogue” ndërprenë bashkëpunimin me Kanye Westin pas deklaratave dhe sjelljeve të tij në rrjete sociale

Një zëdhënës i “Vogue” tha për Page Six të premten (21 tetor) se as revista dhe as kryeredaktorja, Anna Wintour nuk synojnë të punojnë përsëri me Kanye West pas fyerjeve të tij antisemitike dhe mbështetjes për kauzën “White Lives Matter”.

Wintour, 72 vjeç, ka pasur një marrëdhënie të gjatë dhe të ngushtë me reperin e kthyer në stilist.


Ajo së pari e ftoi atë në Met Gala-n e saj vjetore në vitin 2009 përpara se ta shfaqte atë dhe ish-gruan e tij, Kim Kardashian në kopertinë në vitin 2014 pas dasmës së tyre.

Foto: Jamie McCarthy

Vetëm muajin e kaluar, Wintour shfaqi linjën e re të syzeve të diellit të themeluesit të ‘Yeezy’ në imazhet e shtypit të dërguara për të promovuar nuancat – edhe pasi ai kishte sulmuar publikisht Kardashian në internet për fëmijët e tyre.

Dhe më pas, më 4 tetor, Wintour dërgoi shokun e saj të ngushtë, Baz Luhrmann, për të filmuar pajtimin mes West dhe një prej redaktoreve të saj, Gabriella Karefa-Johnson, pasi ai tallej me sensin e saj të modës, sepse ajo e kritikoi atë për mbajtjen e bluzës “White Lives Matter” në shfaqjen e tij të modës në Paris.

Foto: Getty Images

Por tani, burimet thanë se mbretëresha e modës më në fund është gati të heqë dorë nga fituesi i “Grammy” pasi ai bëri një sërë kërcënimesh kundër popullit hebre, dhe më pas i dyfishoi në mënyrë agresive pasi iu dha mundësia për të kërkuar falje.

“Anna ka parë mjaftueshëm. Ajo e ka bërë shumë të qartë brenda “Vogue” se Kanye nuk është më pjesë e rrethit të brendshëm”, tha një burim.

Foto: Getty Images

Është e paqartë saktësisht se çfarë do të thotë kjo në praktikë – nëse, për shembull, faqja e internetit e “Vogue” thjesht nuk do të ketë imazhe nga shfaqjet e tij të modës – por të paktën, duket sikur ai nuk do të jetë më i mirëpritur në Met Gala dhe ai nuk do të shfaqet më në kopertinën e revistës.

Gjithashtu të premten, shtëpia e modës së lartë “Balenciaga” tha se nuk do të punojë më me West. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori