LAJMI I FUNDIT:

Vllaznia për fitoren e parë në Superligë, Llapi udhëton për mos tu mposhtur

Vllaznia për fitoren e parë në Superligë, Llapi udhëton për mos tu mposhtur

Skuadra e ngjitur për herë të parë në karrierë në Superligë, Vllaznia e Pozhoranit do ta luajë ndeshjen e parë si vendase.

Ekipi i udhëhequr nga Bekim Isufi do të përballet me Llapin që startoi me fitore këtë edicion të garave.


Ndeshja do të luhet në qytetin e Gjilanit në mungesë të një stadiumi që i plotëson kriteret e FFK-së nga Vllaznia.

Mesfushori i bardh e gjelbërve, Fuad Karabegu ka deklaruar për Telegrafin se synojnë që të marrin fitoren e parë këtë edicion të garave.

“Në ndeshjen e parë kemi treguar një paraqitje shumë të mirë ndaj Feronikelit. Deri në momentin e fundit kemi mundur edhe të avancojmë por fati deshi që të humbasim atë takim”.

“Paraqitja ndaj Feronikelit ka ndikuar pozitivisht tek ne që të kemi përqendrim deri në fund të ndeshjes”.

Sipas Karabegut, Vllaznia është përgatitur maksimalisht për këtë takim.

“Për Llapin jemi të përgatitur maksimalisht dhe e dimë se çka duam nga kjo përballje”.

“E njohim Llapin shumë mirë dhe do të japim maksimumin për fitoren e parë të klubit tonë në Superligë”, u shpreh mesfushori prishtinas.

Ndërkohë heroi i Llapit në ndeshjen e parë, Mirlind Daku në një prononcim për Telegrafin thotë se synimi i ekipit të tij mbetet fitorja.

Sipas talentit të jashtëzakonshëm kosovar, Vllazninë e respektojnë shumë por kërkojnë fitore në këtë udhëtim.

“Është ndeshje e rëndësishme si gjithë të tjerat edhe kjo ndaj Vllaznisë”.

“Nuk do ta nënvlerësojmë Vllazninë pasi kemi respekt për këtë skuadër, por synimi ynë mbetet që të kthehemi të pamposhtur në Podujevë”, deklaroi Daku.

Ai thotë se synon që të vazhdoj me gola edhe në javën e dytë.

“Qëllimi im është që të shënoj gola në çdo ndeshje, por më e rëndësishme është fitorja e skuadrës se golat e mijë. Shpresojmë në rezultat pozitiv”, u shpreh Daku për Telegrafin.

Ky takim do të drejtohet nga gjyqtarët Besfort Kasumi, M.Berisha, I.Kabashi dhe A.Shala. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Premier League
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Premier League
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori