LAJMI I FUNDIT:

Vllasi për formimin e ushtrisë: Me Listën Serbe nuk duhet bërë pazare

Vllasi për formimin e ushtrisë: Me Listën Serbe nuk duhet bërë pazare

Analisti politik, Azem Vllasi, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se çështja e formimit të ushtrisë së Kosovës, duhet të merret pa nxitime pasi sipas tij, fillimisht duhet bërë përgatitje e më pastaj të ndërmerren hapat e tjerë.

Vllasi tha se për ta votuar ushtrinë duhet një bazë kushtetuese, duke ditur që pakicat veçse kanë deklaruat që nuk do ta votojnë, andaj për këtë duhet të bisedohet edhe me pakicat, në mënyrë që t’ju tregohet se nuk duhet të bëhen vegël e Beogradit.


“Habitem pse jepen supozime për kohë pasi që kryesore është se ne jemi shtet dhe shteti duhet ta ketë ushtrinë. Për ta votuar ushtrinë duhet një bazë kushtetuese dhe duhen 2/3 e votave të pakicave, ku duhet të jenë së paku katër vota të serbëve. Pala serbe ka bërë me dije se nuk do ta votojë një gjë të tillë. Prandaj procesi i formimit të ushtrisë së Kosovës nuk është punë e ngutshme sepse kemi KFOR-in këtu si forcë të sigurisë. Duhet të bëhen përgatitjet mirë e ngadalë pasi nuk na pengon rregullativa juridike e që FSK-në me këtë emër ta fuqizojmë tamam me një ushtri të mirëfilltë”, është shprehur Vllasi.

Ai gjithashtu theksoi se me Listën Serbe nuk duhet bërë pazare por të bisedohet haptas.

“Ata janë deputetë në Kuvendit të Kosovës të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës të zgjedhur institucionalisht dhe si qytetarë i takojnë shtetit të Kosovës. Ata nuk mund të llogarisin që mund të përfitojnë diçka nga abstenimi i formimi të ushtrisë së Kosovës. Serbët e Kosovës duhet ta kenë një siguri dhe nuk duhet të bëhen vegël e Beogradit sepse ajo shkon në dëm të tyre dhe në këtë drejtim në mënyrë të argumentuar duhet të bisedohet me ta. Një ditë ushtria edhe ashtu do të bëhet”, ka thënë ndër të tjera njohësi i çështjeve politike në një intervistë për Telegrafin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori