LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: Kosova do të ketë pasoja të mëdha nëse e shfuqizon Gjykatën Speciale (Video)

Vllasi: Kosova do të ketë pasoja të mëdha nëse e shfuqizon Gjykatën Speciale (Video)

Iniciativa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale është e vonuar dhe nuk vjen në konsiderim që të bëhet.

Kështu tha në një intervistë për Telegrafin, njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi.


Ai ka thënë se nga kjo iniciativë nuk vjen asnjë gjë e mirë pasi sipas tij, Kosova do të ketë pasoja të mëdha.

“Kosova do të ketë pasoja të mëdha nëse do të shfuqizohet ligji për Gjykatën Speciale, pasi do ta sjell atë edhe në një situatë të izolimit nga përkrahësit dhe miqtë tanë perëndimor dhe posaçërisht nga SHBA”, theksoi Vllasi.

Vllasi është shprehur kategorik kundër Speciales, duke thënë se nuk e di iniciativë e kujt është dhe cilat janë hallet e këtyre njerëzve për këtë iniciativë.

“Kam qenë gjithmonë kundër krijimit të Gjykatës Speciale. Tribunali i Hagës ka pasur mandate për procedimin e rasteve dhe krimeve në tërë Jugosllavinë ku kanë ndodh krime dhe konflikte të armatosura. Edhe nga Kosova janë proceduar disa raste siç janë rasti Haradinaj, Limaj etj”, ka thënë Vllasi.

Ai ka përmendur misionin e UNMIK-ut dhe EULEX-in, si dy misione, përmes të cilave do duhej të procedoheshin rastet.

“ Kemi pas edhe kohën e UNMIK-ut, gjyqtarët ndërkombëtarë, misionin e EULEX-it ku kanë mundur të procedohen para gjykatave vendore. Disa edhe janë proceduar si rasti  Sami Lushtaku, Sylemajn Selimi, Remi etj. Por nuk është e drejtë për Kosovën dhe lidhur me luftën të formohet një gjykatë speciale. Koha e luftës konsiderohet viti 1998 deri në qershor të vitit 1999. Por kjo gjykatë speciale ka mandate prej 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000. D.m.th do të përfshihen rastet që kanë ndodhur edhe pas qershorit të vitit 1999 ku zyrtarisht nuk ka pas më luftë… Por kjo gjykatë duhet të definoj çështjet”, tha ndër të tjera ai.

Azem Vllasi ka folur edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, dialogun me Serbinë, ndikimin e deputetëve serbë në Kosovë, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori