Gjykata e Lartë në Podgoricë, e ka dënuar Vllado Zmajeviqin me 14 vjet burg për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.
Ai u shpall fajtor për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në fshatin Zhegër të Gjilanit në vitin 1999.
Kryetari i Trupit Gjykues, Dragoje Jovoviq, në shpjegimin e aktgjykimit të tij, deklaroi se dëshmitë e paraqitura padyshim se “vërtetuan se krimet e luftës janë kryer, pasi për ato kanë dëshmuar dëshmitarët, por edhe vetë i akuzuari e ka pranuar në fazën e parë hetimore, por më vonë i ka mohuar ato deklarata”.
Zmajeviq ka të drejtë të apelojë aktgjykimin në Gjykatën e Apelit.
Në gusht të vitit 2016, Prokuroria Speciale e Mali të Zi për krim të organizuar dhe krime lufte konfirmoi se kishte arrestuar Vlada Zmajeviqin (47 vjeç) nga Nikshiqi me dyshimin se “ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë më 1999”.
Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj i kishte thënë Radios Evropa e Lirë, se Vllado Zmajeviq ishte i pari në listë për krimet në Zhegër të Gjilanit.
Në bazë të hulumtimeve gjatë vitit 2000, Fondi ka dokumentuar se në këtë krim janë vrarë gjashtë persona, më 29 dhe 30 mars 1999.
“Në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, më 29 mars 1999, tetë autobusë, sipas të gjitha gjasave, me vullnetarë të Ushtrisë Jugosllave, kanë arritur në fshat dhe kanë vrarë gjashtë persona. Natyrisht, të gjithë civilë të përkatësisë shqiptare, në mesin e të cilëve edhe pleq dhe gra”, kishte deklaruar Blakaj./REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bëri tejkalim në vijë të plotë, policia dënon me 200 euro shoferin e një autobusi në Ferizaj
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe