LAJMI I FUNDIT:

Me vlerë mbi gjashtë milionë euro – del në shitje shtëpia e Cristiano Ronaldos në Angli pas transferimit të tij në Arabi

Me vlerë mbi gjashtë milionë euro – del në shitje shtëpia e Cristiano Ronaldos në Angli pas transferimit të tij në Arabi

Shtëpia e legjendës së futbollit Cristiano Ronaldo në Cheshire është në shitje – për më shumë se 5 milionë funte (6.1 milionë euro).

Blloku mahnitës, në pronësi të ikonës sportive portugeze, ndodhet në sheshin e lojërave të milionerëve Alderley Edge dhe krenohet me shtatë dhoma gjumi dhe gjashtë banja.


Ajo gjithashtu përmban fushën e vet të tenisit, pishinën dhe dhomën e kinemasë.

Foto: Getty

E listuar për 5,500,000 funte (6.1 milionë euro), agjenti i pasurive të patundshme Jackson-Stops e përshkruan shtëpinë madhështore si një “kryevepër në dizajn modern të vendosur në 23 hektarë – një rezidencë kryesore ultra elegant me suitë të shkëlqyer për kohën e lirë, hambar me dy dhoma gjumi dhe oborr padel”.

Jo vetëm kaq, por ka tre dhoma pritjeje, një dyqan verërash dhe një aneks me dhomat e gjumit.

Foto: Right Move

Pishina është e vendosur brenda “suitës së kohës së lirë” e cila gjithashtu ofron një palestër, sauna, xhakuzi për gjashtë persona, ambiente dushi dhe një zonë relaksi.

Garazhi mund të përfshijë katër makina, ndërsa rruga e madhe ka vend për shumë më shumë motorë.

Foto: Right Move

Kjo vjen pasi Ronaldo u largua nga veriu i Anglisë në fund të vitit të kaluar duke nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me skuadrën e Arabisë Saudite Al Nassr për t’u bërë sportisti më i paguar ndonjëherë.

Superylli – i cili u bë agjent i lirë kur kontrata e tij me Manchester United u ndërpre në nëntor – do të fitojë 200 milionë euro në vit në Lindjen e Mesme.

Foto: Right Move

Kjo pasoi paso Ronaldo sulmoi Man United në intervistën e tij shpërthyese me Piers Morgan.

Në intervistën tronditës, ndër tjera Ronaldo dha një vlerësim negativ për Djajtë e Kuq dhe zbuloi se nuk ka respekt për trajnerin Erik ten Hag. /Telegrafi/

Foto: Right Move

Foto: Right Move

Në trend Magazina

Më shumë
Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici?

Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici?

Magazina
A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e moderatores tregon të vërtetën dhe “prapaskenat”

A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e moderatores tregon të vërtetën dhe “prapaskenat”

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor

Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rita Ora i jep një puthje të ngrohtë burrit të saj, ndërsa shijojnë çaste të ëmbla së bashku në varkë

Rita Ora i jep një puthje të ngrohtë burrit të saj, ndërsa shijojnë çaste të ëmbla së bashku në varkë

Magazina
Kalo në kategori