LAJMI I FUNDIT:

VLEN: BDI kërkon ilaç për humbjen zgjedhore në skenarin rus

VLEN: BDI kërkon ilaç për humbjen zgjedhore në skenarin rus

Koalicioni VLEN sot ka akuzuar BDI-në se në mënyrë të paligjshme po e pengon emërimin e shefit dhe kryeshefit shtesë të SPB Tetovë në mënyrë që ai të abuzojë në fushatë.

Nga VLEN thonë se BDI-ja e dëshpëruar ka krijuar një skenar për shkaktimin e krizës politike pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale për t’iu shmangur njohjes së sinqertë të disfatës së sigurt. Ëndrra e tyre është që Qeveria Teknike e Talat Xhaferit të zgjasë më shumë se 100 ditët e parashikuara.


“Bujar Osmani i shmanget t’i përgjigjet pyetjes shumë logjike që ai si kryesues i OSBE-së gjatë vitit 2023 i bëri këtij institucioni ndërkombëtar, që të vlerësojë se ka potencial për shkelje të sigurisë në procesin zgjedhor dhe rritje të numrit të vëzhguesve. Ai gjithashtu hesht nëse Osmani si mikpritës i Lavrovit e ka pyetur për recetën se si të pezulloj vullnetin demokratik të qytetarëve.

Por konturet e këtij skenari RUS dalëngadalë po dalin në dritë. Qeveria e Talat Xhaferit në mënyrë të paligjshme po e pengon emërimin e shefit dhe kryeshefit shtesë të SPB Tetovë në mënyrë që ai të abuzojë në fushatë me ushtarët partiakë të BDI-së të instaluar në polici. Konfirmim për këtë është skandali i fundit me shkollën e Zhitoshës, e cila jo vetëm që është kthyer në seli të BDI-së, por në të policët po agjitojnë hapur për Ali Ahmetin, duke bërë fotografi dhe duke i publikuar në rrjetet sociale”, thuhet në kumtesën e VLEN.

Presim që udhëheqësia e Ministrisë së Punëve të Brendshme, thonë nga atje, të evidentojë dhe sanksionojë siç duhet këto devijime nga punonjësit e policisë.

“Policëve dhe personelit tjetër të BDI-së në institucionet shtetërore u themi qartë që të mendojnë mirë se çfarë detyrash partiake pranojnë dhe zbatojnë. Asgjë nuk mund ta ndryshojë realitetin. BDI-ja pas 8 majit do të shkojë në opozitë dhe për secilin personel të saj që ka gabuar para ligjeve do të vijojë procedura e duhur gjyqësore. Është mirë që çdo aktivist partiak i BDI-së të mendojë me maturi dhe të mos përfshihet në aventura ilegale duke besuar rrejshëm se karriera e Ali Ahmetit, Bujar Osmanit dhe Artan Grubit do të vazhdojë”, theksojnë nga VLEN.

E dimë, shtojnë nga atje, se lidershipi i frikësuar i BDI-së dhe miqtë e tyre të koalicionit janë gati për mashtrime të ndryshme parazgjedhore, por duhet të kenë parasysh se ne do t’i përgjigjemi ashpër çdo përpjekjeje për të penguar votën e lirë, të drejtë dhe demokratike të popullit shqiptar.

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori