LAJMI I FUNDIT:

Vladimir Putin kërkon ta ndaloj protestën e opozitës ruse, arreston avokatën e Alexei Navalnyt

Vladimir Putin kërkon ta ndaloj protestën e opozitës ruse, arreston avokatën e Alexei Navalnyt

Policia ruse ka arrestuar sot aktivisten e opozitës ruse Lyubov Sobol, me pretendimet e nxitjes së protestave dhe në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Sobol, një aleat i rëndësishëm i Navalny, është midis atyre që u bën thirrje mbështetësve të marrin pjesë në protesta të paautorizuara në të gjithë Rusinë të shtunën për të protestuar ndaj ndalimit të opozitarit pas kthimit të tij nga Gjermania, që ishte për shërim pas helmimit nga agjenti nervor Novichok.


Protestat janë kundër elitës sunduese të Rusisë në prag të ekspozimit nga ekipi i Navalnyt të “pallatit sekret” të presidentit Vladimir Putin, në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh.

Policia e ndaloi Sobol nga makina e avokatit të saj dhe e çoi atë në stacionin policor Donskoy në Moskë, ku një protokoll administrativ për thirrjen për tubime të paautorizuar do të përpilohet kundër saj.

Brenda 'pallatit sekret' të Vladimir Putinit që është në pronësi të FSB-së ruse
Lexo po ashtu Brenda 'pallatit sekret' të Vladimir Putinit që është në pronësi të FSB-së ruse

“Si mund të ndalohet një person për diçka që ende nuk ekziston? Sipas mendimit tim, kjo është e paligjshme”, tha avokati i Sobol, Vladimir Voronin.

Më herët, policia ruse kishte vizituar banesat e kryeredaktorit të Mediazona, Sergei Smirnov, nikoqirit të stacionit të radios Ekho, Moskvy Alexander Plushev dhe sekretares së shtypit të Navalny, Kira Yarmysh.

Autoritetet ruse kanë rritur paralajmërimet e tyre në lidhje me protestat e së shtunës pasi videot e TikTok të të rinjve që shprehnin planet për të marrë pjesë u bënë virale, duke kërcënuar me gjobitje dhe ndjekje penale.

Ndërkohë, Fondacioni Kundër Korrupsionit i Navalny, ku Sobol punon si avokate, ka premtuar të paguajë çdo gjobë të lëshuar për pjesëmarrësit e tubimeve të së shtunës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori