LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i trajnerit të Furyt për fuqinë shkatërruese të goditjes së Wilder

Vjen reagimi i trajnerit të Furyt për fuqinë shkatërruese të goditjes së Wilder
Deontay Wilder (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Tyson Furyt, Ben Davison, i ka hedhur poshtë shqetësimet për fuqinë shkatërruese të Deontay Wilderit pas nokautit që i shkaktoi Luis Ortizit.

Kubanezi ishte duke e fituar secilin nga gjashtë raundet e para me pikë në rimeçin e të shtunës mbrëma në Las Vegas, mirëpo një goditje e fuqishme me të djathtën e amerikanit në raundin e shtatë, i dha fund gjithçkaje.


Kundërshtari i radhës i kampionit të WBC-së është ish-kampioni i unifikuar, Tyson Fury, ndaj të cilit do të jetë po ashtu rimeç, pasi që u ndanë baras në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa Davidson thotë se Wilder nuk mund t’ia bëjë britanikut atë që ia bëri Ortizit.

(Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

“E kam thënë më herët, Luis Ortiz është boksier fantastik, por ai nuk është Tyson Fury. Po ashtu, mësova se ai (Wilder) ishte tjetër njeri këtë javë, në krahasim me atë që ishte kur u ndesh me Tysonin”.

Wilder i dërgon mesazh Furyt: Do t'i shkaktoj dëmtime serioze
Lexo po ashtu Wilder i dërgon mesazh Furyt: Do t'i shkaktoj dëmtime serioze

“Tysoni ishte 100 për qind nën lëkurën e tij, e pashë atë aty, gjë që është e kuptueshme. Presioni i një meçi të madh që është në pritje, ka ndikuar tek ai (Wilder). Njerëzit thonë se dukej i dobët, por ai e priti momentin e tij dhe e bëri atë që duhej ta bënte”, ka deklaruar Davison për Sky Sports.

Amerikani e rrëzoi dy herë britanikun në duelin e tyre të parë, por ai u ngrit në këmbë në të dyja rastet, në ndërkohë ishte raportuar se Tyson udhëhiqte me pikë.

Sido që të jetë, pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në shkurt të vitit të ardhshëm kur dy të pamposhturit në kategorinë e peshave të rënda, të hyjnë sërish në ring. /Telegrafi/

(Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori