LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i ashpër nga TKZ pasi u hoq fotografia e Adem Jasharit në ‘Air Albania’

Vjen reagimi i ashpër nga TKZ pasi u hoq fotografia e Adem Jasharit në ‘Air Albania’

Shqipëria dje zhvilloi ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror ‘Katar 2022’, ku për kundërshtar kishte Anglinë.

Kuqezinjtë u mposhtën me rezultat 2:0, dhe deri më tani kanë grumbulluar tri pikë në grupin I.

Para fillimit të ndeshjes, Tifozat Kuq e Zi vendosën një koreografi për t’i dhënë zemër futbollistëve shqiptarë.

Me mesazhin “Me sytë dhe zemrën te ju”, TKZ kishin vendosur edhe fotografitë e pesë heronjve, mes tyre edhe Adem Jasharin.

Por, fotografia e heroit tonë legjendar u larguar pas inspektimit të UEFA-s.

Për këtë, Tifozët Kuq e Zi kanë reguar në Facebook.

Ata thanë se heqja e fotografisë së Adem Jasharit është një ngjarje e shëmtuar dhe se lobimi serb ka punuar fort në UEFA për ta larguar tmerrin e tyre, Adem Jasharin nga stadiumi.

Reagimi i tyre i plotë:

Përpara zhvillimit të ndeshjes së djeshme Shqipëri vs Angli vendosëm të përgatisnim një koreografi me anë të së cilës jo vetëm që donim t’ju jepnim zemër çunave por edhe të përfaqësonim të gjithë ata shqiptarë që do të donin të ishin në krah të Kombëtares në një kohë kur prezenca fizike nuk ju lejohet. Me anë të mesazhit “Me sytë dhe zemrën te ju” u treguam djemve se ishim me ta si në çdo ndeshje tjetër. Po ashtu, bashkë me këtë mesazh zgjodhëm të “ulnim” në shkallët e stadiumit pesë heronj të historisë tonë. Por pasi kjo koreografi u shpalos në stadium dhe ne na larguan për arsye sigurie, UEFA kishte nisur ispektimin e koreografisë. Pas kësaj morëm vesh nga ekranet që ata kishin vendosur të hiqnin nga pjesa e koreografisë fotografine e Bacës Adem duke e lënë të paplotë koreografinë tonë.Edhe pse ne nuk ishim në shkallët e stadiumit, ajo që ndodhi ditën e djeshme me fshehjen e Bacës Adem ishte një ngjarje e shëmtuar. Nuk e dimë ende se cili është arsyetimi apo konkluzioni që UEFA na ndalon ti shpalosim heronjtë tanë kombëtar. Luftrat kanë mbaruar dhe ne jemi për paqe, por mesa duket lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa për ta larguar tmerrin e tyre, Adem Jasharin nga stadiumi.Ai është ende gjallë dhe mes nesh, kështuqë do e keni sërish në çdo ndeshje e stadium, doni apo s’doni ju.

/Telegrafi/

REAGIM!

Përpara zhvillimit të ndeshjes së djeshme Shqipëri vs Angli vendosëm të përgatisnim një koreografi me…

Posted by Tifozat Kuq e Zi on Monday, March 29, 2021

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori