Projekti quhet “Paren”, muzika është bere nga Wizzle, ndërsa kënga është punuar ne Cricket Music. Regjia e video-s është realizuar nga Liridon Bejta, ndërsa realizimi i video-s është bere nga Flota Pictures.
Ky është projekti i pare solo nga Dibo për 2016, pas bashkëpunimit me Snupen ne këngën “Rrugës”.

Pritjet janë qe projekti te jete i pëlqyer ne komunitetin dëgjues te Hip Hop-it, ndërsa tematika prek një tjetër ane te subjektit ‘PARE’, prej atyre qe kemi dëgjuar deri me tash. Kënga flet për ndikimin negativ qe paret kane n’shoqnine tone, po njëkohësisht bën thirrje qe e njëjta mund te shfrytëzohet edhe pozitivisht, apo siç shprehet ne njërin nga rreshtat, për me ‘jep drite, për secilin fmi qe u met’ n’zi’.


Projekti është kryer gjate vjeshtës, mirëpo për shkak te ndërlidhjeve edhe me projektet e tjera qe priten, është vendos qe te publikohet tash.

Momentalisht Dibo është duke punuar kryesisht me Cricket Music dhe priten projekte te tjera ne vazhdim, te cilat po ashtu prekin tematika aktuale t’shoqnise, tu e pru gjithashtu ni stil ma ndryshe prej çka aktualisht ka n’Hip Hop-in edhe muzikën shqip ne përgjithësi.