Ish-futbollisti i Milanit ka marrë ftesë nga FFK-ja, por ende nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm. Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe kreu i futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili ka miqësi të mirë me legjendën e Milanit.

“Ne i kemi dërguar ftesë. Komiteti Ekzekutiv ka dërguar edhe shumë ftesa tjera”, deklaroi Vokrri për gazetën SportPlus, pa dashur të specifikojë nëse ai do të vijë.


Në mesin e të ftuarve është edhe avokati i futbollit kosovar, Jerome Champagne, i cili nuk pritet të mungojë. Atij i është përgatitur edhe një mirënjohje speciale për përkrahjen që i ka dhënë futbollit të Kosovës. Champange është kandidat për president të FIFA-së. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app