LAJMI I FUNDIT:

Vjehrra raporton se iu zhduk nusja në Fushë Kosovë

Vjehrra raporton se iu zhduk nusja në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një grua (vjehrra) ka raportuar se nusja e djalit ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datë 16.02.2024 në rrugën “28 Nëntori”, në Fushë Kosovë.


Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nusja e djalit viktima ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë per vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/