LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje në tentativë dhe lëndim trupor

Vjedhje në tentativë dhe lëndim trupor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur një shishe alkool nga menaxherja e dyqanit.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 15:20 në Prishtinë.


I dyshuari gjatë tentimit për të ikur nga vendi i ngjarjes ka lënduar viktimën, e cila ka marrë tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim