LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje në një shtëpi në Graçanicë – hajnat i marrin llaptop, ora dore dhe stoli ari

Vjedhje në një shtëpi në Graçanicë – hajnat i marrin llaptop, ora dore dhe stoli ari
Foto: Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Graçanicë të shtunën rreth orës 20:00.

Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë hapur me forcë derën hyrëse të shtëpisë dhe një dritare, kanë hyrë në shtëpi ku i kanë demoluar të gjitha dhomat.


Nga shtëpia kanë vjedhur 2 llap top, 10 ora dore dhe stoli ari.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/