LAJMI I FUNDIT:

Vizita Studimore për Digjitalizimin e Industrisë së Turizmit në Val Di Fassa

Vizita Studimore për Digjitalizimin e Industrisë së Turizmit në Val Di Fassa

Pjesëmarrës në Vizitën Studimore për Digjitalizimin e Industrisë së Turizmit në Val Di Fassa ishin nga Kosova dhe Mali i Zi përmes projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”
Në këtë grup të pjesëmarrësve ishin pjesë projekt menaxherët, zyrtarë të komuanve, biznismen lokal, përfaqësues të OJQ-ve, gazetarë, përkthyes, dhe administratorët e Shtëpive të Inovacionit.

Pjesëmarrës në Vizitën Studimore për Digjitalizimin e Industrisë së Turizmit në Val Di Fassa ishin nga Kosova dhe Mali i Zi përmes projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.
Ky projekt implementohet nga Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në partneritet me Syrin e Vizionit (SiV).


Gjithsej, 10 përfaqësues ishin nga Kosova dhe 10 nga Mali i Zi.

Gjatë qëndrimit në Val Di Fassa, grupi pati rastin të krijoj marrëdhenie të mira pune mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Poashtu, grupi pati rastin të përcjellë nga afër operimin e bizneseve të turizmit dhe mësoj më shumë rreth historisë së vendit, dolomitet, malet. Pjesëmarrësit mësuan detajisht se si funksionojnë bizneset e turizmit dhe si zhvillojnë turizmin gjatë të gjitha stinëve me tempo të njejtë të numrit të turistëve.
I gjithë ky shpjegim shërbeu si shembull për t’u përcjellur nga pjesëmarrësit e grupit.