LAJMI I FUNDIT:

Vizita e Zaevit në Beograd, e ndjekur me kujdes nga mediat në rajon

Vizita e Zaevit në Beograd, e ndjekur me kujdes nga mediat në rajon

Vizita e kryeministrit Zoran Zaev në Serbi e cila përfundoi dje, u ndoq me vëmendje të madhe mediatike nga pothuajse të gjitha mediat serbe, si dhe nga korrespondentët e huaj. Interes më të madh gazetarët serbë shprehën për gjendjen e tanishme diplomatike dhe politike midis dy vendeve pas marrëdhënieve turbulente të paradokohshme.

“Politika” në numrin e djeshëm në intervistën me kryeministrin e Maqedonisë me titull “Maqedonia dhe Serbia së bashku në anën e paqes”. Televizioni i RTS e titulloi shkrimin për vizitën e Zaevit me porosinë e Vuçiqit drejtuar kryeministrit të Maqedonisë se Maqedonia në Serbi ka një mik të sinqertë. Me tituj të tillë shkojnë edhe “Dnevnik” dhe “Veçerni novosti”.


Televizioni amerikan me ndikim amerikan “H1” e titulloi kronikën për takimet me deklaratën e Vuçiqit se bashkëpunimi me Maqedoninë nuk sillet në pikëpyetje. Edhe mediat e tjera, theksin lidhur me vizitën e kryeministrit të Maqedonisë në Beograd e vendosën në atë se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Serbisë janë të partneritet dhe fqinjësisë së mirë, ndërsa eurointegrimet janë prioritet.

Pothuajse shumica e mediave e ndoqën edhe lajmin se Zaev i dha Vuçiqit një fanelë për KF Vardar me numrin 9 dhe me mbiemrin e presidentit serb.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takimin në Beograd kanë konstatuar se miqësia e mirë dhe bashkëpunimi tradicional mes dy vendeve është potencial i jashtëzakonshëm në këto relacione, para të cilave pasojnë mundësi të jashtëzakonshme për më shumë nisma në më shumë fusha. Ata shprehën respekt të ndërsjellë në lidhje me interesat e tyre strategjike.

Kryeministri Zaev realizoi takim edhe me kryeministren serbe Ana Bërnabiq në të cilin theksuan se Maqedonia e respekton dialogun që Serbi e hapi me Kosovën, gjegjësisht mes Beogradit dhe Prishtinës./Telegrafi/