LAJMI I FUNDIT:

Vizita e ambasadorit të Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Francës, Oliver Guerot në zyrat Axians në Gjakovë – një dritare në botën e punës sonë dhe projekteve të ardhshme

Vizita e ambasadorit të Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Francës, Oliver Guerot në zyrat Axians në Gjakovë – një dritare në botën e punës sonë dhe projekteve të ardhshme

Në një ngjarje të rëndësishme për shoqërinë tonë, një dritare e rëndësishme u hap në datën 27 Korrik, 2023, kur ambasadori i Francës, Olivier Guérot dhe Gjermanisë, Jorn Rohde u takuan me Burim Mirakaj, në zyrat e Axians në qytetin e Gjakovës.  

Burim Mirakaj është përgjegjës në rolin e tij si Drejtori i Përgjithshëm VINCI energjitë D A CH & CEE TIK të grupit ndërmarrësor dhe strategjinë inorganike të rritjes. Ai i raporton Dr. Reinhard Schlemmer, Drejtor Gjeneral i VINCI Energies Europe East. Burim Mirakaj është gjithashtu kryetar i bordit ekzekutiv të Axians Gjermani (VINCI Energies Deutschland ICT GmbH), kryetar i bordit të drejtorëve të Axians Schweiz AG, Actemium Schweiz AG, Axians GNS AG dhe anëtar i bordit të drejtorëve të VINCI Energies Schweiz AG. 

Siç ka njoftuar kompania në komunikatë kjo vizitë e veçantë e ambasadorëve u organizua për të njohur më shumë me veprimtarinë e tyre të telekomunikacionit, por gjithashtu për të shijuar një pamje të brendshme të objektit të ri në ndërtim, që synon të jetë akademia e tyre e planifikuar e cila gjithashtu do të ketë si bazë fushën e telekomunikacionit. 

“Ambasadorët u mirëpritën me një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse nga Burim Mirakaj së bashku me stafin e përgjegjshëm dhe të përgatitur, ishin në dispozicion për t’u siguruar që vizita e tyre të ishte e suksesshme dhe e kënaqshme.

“Në hapat e para, ata u njohën me ekipet tona të punës dhe fushat e veprimtarisë tonë. Ambasadorët vunë re punën e palodhshme të stafit tonë dhe përparësitë e produkteve dhe shërbimeve tona në tregun vendas dhe rajonal. Përvojat e pasura dhe ekspertiza e punonjësve tanë dëshmuan përkushtimin tonë ndaj shërbimit të klientëve dhe ndikimin pozitiv në komunitetin lokal”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e kompanisë.

Tutje sipas njoftimit bëhet e ditur se ambasadorët kanë mbetur të impresionuar nga teknologjia e avancuar që përdoret nga axians.

“Gjithashtu, ata ishin të impresionuar nga përdorimi i teknologjisë së avancuar në shërbimin tonë dhe ndërveprimin efikas me klientët. Ambasadorët theksuan rëndësinë e inovacionit dhe teknologjisë së lartë për zhvillimin e qëndrueshëm të një kompanie dhe promovimin e saj në tregjet ndërkombëtare.”

“Pas njohjes së punës sonë aktuale, ambasadorët morën një shans për të vizituar objektin e ri që është në ndërtim, i cili është akademia e planifikuar e kompanisë sonë. Kjo akademi synon të sjellë trajnime të specializuara dhe zhvillim profesional për punonjësit tanë, si dhe për profesionistët e tjerë të industrisë. Akademia është një projekt ambicioz që do të ndikojë thellësisht në rritjen e kapaciteteve tona dhe kualifikimet e punonjësve tanë dhe po ashtu do të cilësohet edhe si qendra e infrastrukturës së ndërtimit dhe telekomit”, njofton kompania.

Gjatë vizitës në ndërtim, ambasadorët u njohën me planin e detajuar të akademisë dhe ekipin që punon me zell për ta bërë këtë projekt të jetës. Ata shprehën kënaqësinë e tyre për përpjekjet e kompanisë të ndërmarra në fushën e arsimit dhe trajnimit të fuqishëm. Një akademi e tillë e planifikuar do të japë kontribut të çmuar për zhvillimin e aftësive të punonjësve dhe rritjen e kapaciteteve të axians në Kosovë.. 

“Vizita e ambasadorëve ishte më shumë se një rast shënjues për ne. Ajo dha mundësinë për të prezantuar punën tonë, vlerat tona dhe qëllimet tona të ardhshme. Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë lajmëruan se kishin përshtypje të shkëlqyera nga kjo eksperiencë e rrallë dhe u shprehën të interesuar për të vazhduar shkëmbyer informata të mëtutjeshme me kompaninë tonë në të ardhmen.

“Kjo vizitë ka nxitur stafin tonë dhe na ka dhënë motivim të shtuar për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt suksesit dhe përmirësimit të qëndrueshëm të kompanisë sonë. Besojmë se kjo do të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm dhe të frytshëm me ambasadorët dhe vendet e tyre, duke hapur dritaren për një të ardhme të ndritshme dhe të begatë”, përfundon njoftimi i kompanisë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

APPK
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori